Lifestyle

Skanimi i mushkërive ndihmon në zvogëlimin e vdekshmërisë nga kanceri i mushkërive

Hulumtimet kanë konfirmuar që përdorimi i tomografisë së kompjuterizuar spirale ose siç quhet zakonisht skanim, zvogëlon vdekshmërinë nga kanceri i mushkërive me 20 për qind, pasi zbulon sëmundjen e fazës së hershme kur trajtimi i suksesshëm është i mundur.

53,000 njerëz duhanpirës ose që ishin duhanpirës të rëndë në të kaluarën ishin pjesë e anketës. Ata u ndanë në dy grupe. Një grup kishte një rëntgen në mushkëri një herë në vit, ndërsa grupi tjetër kishte një skanim të mushkërive një herë në vit.

Skanimi u gjet për të zbuluar një tumor të mushkërive më herët se një rreze X. Mjekja Christina Berg pranë Institutit Kombëtar të Kancerit në SHBA, tha se kanë prova të qarta që vdekshmëria e kancerit të mushkërive është më e ulët në grupin e skanimit.

Duhanpirësit e moshës së mesme dhe të moshuar janë ekzaminuar ose me skaner ose me rreze rëntgen të mushkërive një herë në vit.

Ata u ndoqën për 5 vjet të plotë dhe 354 nga skanimet e ekzaminuarve vdiqën nga kanceri i mushkërive në krahasim me 442 të atyre që vdiqën në grupin e mushkërive që kishin kryer kontrolle me rëntgen. Kjo tregoi se shkalla e vdekshmërisë ishte 20.3 për qind për ata që kishin bërë skanim të mushkërive.

Studiuesit besojnë se ky zbulim mund të shpëtojë mijëra jetë.

Kanceri i mushkërive është vrasësi numër një në botë, duke vrarë rreth një milion e dyqind mijë njerëz në vit.

Nëse kanceri i mushkërive zbulohet herët, ai mund të trajtohet me sukses kirurgjikal. Problemi është se në fillim është plotësisht pa simptoma, dhe kur shfaqen simptomat, atëherë kanceri tashmë është përhapur.

Vetëm 15 për qind e pacientëve me kancer jetojnë 5 vjet ose më gjatë. Në përfundim thuhet se lufta kundër pirjes së duhanit është parësore në parandalimin e kancerit të mushkërive./kosovapress/