Ndryshimet klimatike, kërcënimi më i madh për shëndetin global

Ndryshimet klimatike, kërcënimi më i madh për shëndetin global

04 December 2019 13:10

Gjenevë, 4 dhjetor – Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ndryshimet klimatike janë kërcënimi më i madh për shëndetin global në shekullin XXI.

Në një raport të fundit, OBSH theksoi se ”punonjësit e shëndetësisë kanë për detyrë të mbrojnë njerëzit nga ndikimet klimatike, shpërthimet e sëmundjeve infektive dhe efektet e kequshqyerjes, si dhe të trajtojnë personat e prekur nga kanceri dhe sëmundjet e tjera jo ngjitëse të shkaktuara nga ndotja e mjedisit”.

Raporti synon rritjen e vetëdijes për efektet shëndetësore të ndryshimeve klimatike.

OBSH gjithashtu i bëri thirrje komunitetit global të shëndetësisë ”të ngre zërin e tij në thirrjen për një marrëveshje të fortë dhe efektive klimatike”.

Marrëveshja për klimën synonte të reduktojë ndryshimet klimatike dhe të përmirësonte shëndetin, përfshirë uljen e numrit të vdekjeve nga kanceri dhe sëmundjet e frymëmarrjes dhe kardiovaskulare, që janë shkaktuar nga ndotja e ajrit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme