Në Ditën Botërore kundër AIDS-it, ekspertët janë shprehur optimistë se vaksina kundër HIV-it mund të jetë afër.
Siç raporton NBC News, këto të arritura mund të vijnë duke iu falënderuar tri vaktimave eksperimentale kundër HIV-it të cilat po hyjnë në fazat finale të testimit në mbarë globin.
Ndonëse secila prej këtyre vaksinave kundër HIV-it – të njohura si HVTN 702, Imbokodo dhe Mosaico — mund të dështojë, shkencëtarët thonë se kanë shpresa më shumë se kurdoherë që nga viti 1984, kur Sekretarja për Shërbime Shëndetësore e Humane, Margaret Heckler, ngriti shpresat duke parashikuar se do të ketë një vaksinë kundër HIV-it brenda dy vjetësh, transmeton Koha.net.
“Ky ndoshta është momenti më optimist që kemi qenë ndonjëherë”, ka thënë Dr. Susan Buchbinder, drejtore e programit të hulumtimeve “Bridge HIV” në departamentin e Shëndetit Publik në San Francisco dhe kryesuese e të dy vaksinave, Imbokodos dhe Mosaicos.
“Kemi aktualisht tri vaksina që po u testojmë për efikasitet”, thotë ajo, “dhe na merr goxha kohë që të themi se kemi arritur mjaftueshëm”.