Lifestyle

Rëra, më rezistente se çeliku ndaj goditjeve të raketave balistike të shpejta

Foto: Universiteti Kombëtar i Singaporit
 

Udhëheqësi i këtij studimi, profesori Darren Chian Siau Chen nga Fakulteti i Inxhinierisë së Universitetit Kombëtar të Singaporit, me ekipin e tij të shkencëtarëve studioi se çfarë ndodh kur i gjuani raketat me shpejtësi të lartë në një bllok të përbërë nga rëra dhe mësoi se rëra mund ta absorbojë më shumë se 85% të energjisë së shkaktuar nga goditja. Kjo aftësi rritet me rritjen e shpejtësisë së raketës.

Rëra tashmë përdoret në ushtri, por shumë pak dihet për aftësinë e saj unike për ta absorbuar energjinë. Këto njohuri sugjerojnë që rëra mund të jetë një alternativë më e lirë, më e lehtë dhe më ekologjike për ta përmirësuar mbrojtjen e infrastrukturës.