Referendum në Zelandën e Re për legalizimin e eutanazisë

Referendum në Zelandën e Re për legalizimin e eutanazisë

13 November 2019 14:29

Uellington, 13 nëntor – Parlamenti i Zelandës së Re votoi sot një dokument që mbështet legalizimin e eutanazisë dhe që parashikon mbajtjen e një referendumi në të ardhmen për këtë çështje që ndan opinionin.

Ky ligj, që duhet të autorizojë për të sëmurët në fazë terminale për të kërkuar një ndihmë mjekësore në fund të jetës, u votua me 69 vota pro dhe 51 kundër, pas disa muajve debatesh të nxehta në Parlament.

Kryeministrja, Jacinda Ardern ka mbështetur publikisht këtë reformë, por votoi parimin për një referendum duke shpjeguar se ishte i vetmi mjet për të çuar përpara këtë tekst, transmeton ATSH raportimet.

Referendumi kombëtar ishte një kërkesë e partisë Zelanda e Re, që merr pjesë në koalicionin e saj dhe kërcënon se do të votojë kundër reformës nëse nuk pyetet populli.

Një prej mbështetësve të këtij teksti, parlamentari liberal, David Seymour u shpreh optimist para votimit të tekstit.

“Askush nuk mund të thotë se Parlamenti nuk e ka studiuar si duhet këtë projektligj”, theksoi ai/AFP.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme