Një kaskë e modifikuar për të analizuar aktivitetin cerebral të fëmijëve

Një kaskë e modifikuar për të analizuar aktivitetin cerebral të fëmijëve

07 November 2019 09:16

Paris, 7 nëntor - Disa shkencëtarë kanë modifikuar një kaskë mbrojtëse biçiklete për të krijuar një pajisje që mundëson mbikëqyrjen në kohë reale të aktivitetit cerebral te fëmijët.

Kjo metodë neuro-imazherie mund të përdoret te pacientët me çrregullime neurozhvillimore, si autizmi ose epilepsia, transmeton ATSH raportimet.

Sistemi i lëvizshëm i skanimit të trurit përfshin një pajisje magnetoencefalografie të transportueshme (MEG), e integruar në një kaskë mbrojtëse normale për biçikleta.

Teknikat e skanimit të trurit, si MEG, që mat aktivitetin e trurit nisur nga fushat e vogla magnetike të prodhuara prej tij, ofrojnë informacion të dobishëm për funksionimin e këtij organi.

Nëpërmjet kësaj mënyre, studiuesit kanë arritur të regjistrojnë përgjigjen e trurit ndaj prekjes së nënës te fëmijët e moshës dy deri në pesë vjeç/AFP.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme