Lifestyle

Merr fund duhanpirja në kafenetë dhe restorantet austriake

Foto: Koha / ilustrim

Duhanpirësit në Austri nuk mund ta ndezin më një cigare në kafenetë dhe restorantet e vendit, që janë të detyruara të ndalojnë pirjen e duhanit nga sot, në bazë të Ligjit antiduhan, që u deshën vite të aplikohej.

Austria është një nga vendet e fundit europiane që ndalon cigaren në ndërtesat e shërbimit të hotelerisë, ndërkohë që pothuajse një e katërta e popullsisë së vendit është konsumuese e duhanit, mbi mesataren evropiane (18%).

Në kuadër të hyrjes në fuqi të ligjit, në mesnatë, shumë lokale në Vjenë kanë organizuar “Mbrëmjen e cigares së fundit”./AFP