Australia mund të bëhet shteti i parë që mund të eliminojë edhe kancerin e qafës së mitrës.
Kërkuesit e Universitetit Griffith në Queensland kanë përdorur teknologjinë e rregullimit të gjeneve për të synuar tumoret e kancerit të qafës së mitrës tek minjtë duke përdorur nanopjesëza të “fshehura”.
Drejtuesi i kërkimit, Professor Nigel McMillan, ka deklaruar se kjo është kura e parë kundër këtij kanceri duke përdorur këtë teknologji.
Kjo kurë, siç transmeton "Shqip", ka pasur një 100% sukses duke i kuruar të gjithë minjtë që u bënë pjesë e kurës, raportojnë mediat australiane, duke shtuar shpresat tek gratë që vuajnë nga kjo sëmundje.