Garë ndërkombëtare për cilësi të mjaltit do të mbahet në Tetovë në fund të tetorit, ndërsa në suaza të organizimit për uikend në qytet komisioni prefesional ka bërë vlerësim të mostrave të arritura të mjaltit. Garën e organizon shoqata “Mjalti i Pollogut” dhe “Qyteti i bletëve”, njofton TetovaSot.
Në ditët në vijim do të zbatohet edhe faza e dytë e vlerësimit të mostrave të mjaltit përmes analizës kimike. Të gjithë pjesëmarrësit do të marrin pikë dhe radhitje e cila do të shihet në ditën e mbajtjes së garës kur edhe do të prezantohen prodhuesit.
Në pjesën përfundimtare garuesit e prodhuesve do të prezantohen në shumë grupe të mjaltit – të livadhit, gështenjave, akacies dhe llojeve të tjera.