Lifestyle

Shqiptarët me zemër të dobët, vdekjet sa katërfishi i mesatares europiane

Shqiptarët me zemër të dobët, vdekjet sa katërfishi i mesatares europiane

Më shumë se gjysma e vdekjeve gjatë vitit të kaluar në Shqipëri kanë ardhur si rrjedhojë e problemeve me zemrën. Sipas INSTAT, në vitin 2018, vdekjet nga grup sëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut” arritën në 11,599, ose 53,2% e vdekjeve gjithsej.

Shkaktari kryesor i kësaj sëmundje, pohojnë ekspertët, është stili i jetesës dhe dieta ushqimore. Në vitet 1990, Shqipëria kishte numrin më të ulët të prevalencës së vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare se në të gjitha vendet e rajonit. Në fillim të tranzicionit, vdekjet nga kjo diagnozë ishin 1250 persona për 1 milion banorë, ndërsa në vitin 2018 arrti në 4,040 për 1 milion banorë.