Lifestyle

Hormoni që ndihmon gratë të lindin, “mund të shërojë edhe nyjat”

Foto: Getty Images

Dhimbja e shpinës është e zakonshme te shumica e shtatzënave pasi një numër i grave e përjetojnë këtë dhimbje, veçanërisht në tre muajt e fundit të shtatzënisë kur trupi i tyre po përgatitet për lindje.

Kjo dhimbje e shpinës shkaktohet, kryesisht, nga “zbutja” e nyjave të legenit pasi ato nuk janë më të fortë, shkruan Mirror britanik. Ato zbuten në mënyrë që legeni të bëhet më i zgjatur dhe të përballojë lindjen e foshnjës deri në mbi 3.6 kilogramë.

Kjo zgjatje e legenit varet nga një hormon, “relaxin”, dhe shkencëtarët thonë se mund të përdoret për të trajtuar dhimbjet e nyjave.

“Relaxin”, përveç efekteve të tij relaksuese të nyjave, ngadalëson metabolizmin dhe një studim nga “Harvard Medical School” (“Shkolla Mjekësore e Harvardit”) ka zbuluar mënyrën e përdorimit të hormonit përmes injeksionit për njerëzit me artrofibrosis (sëmundja e nyjave).

Kjo është një gjendje e shkaktuar nga dëmtimet dhe diabeti, dhe rezulton në sasi të tepërta të indeve mbresë që rriten në nyja, kështu duke i bërë nyjat më të forta, të dhimbshme dhe të palëvizshme.

Studiuesit kanë testuar teorinë e tyre në qelizat njerëzore dhe gjetën se “relaxin” ndalon krijimin e indeve mbresë, duke pakësuar kështu dhimbjet.

Faza e dytë ishte injektimi i kafshëve me këtë hormon dhe studiuesit zbuluan se simptomat u përmirësuan brenda ditëve.

Artrofibrosis është një sëmundje [e nyjave] mjaft e zakonshme. Prek mbi 5 për qind të popullatës, veçanërisht gratë e moshuara dhe diabetikët, transmeton Koha.net. Deri në një e treta e pacientëve që kanë kryer operacion në gju për rindërtimin e ACL-së përfundojnë me këtë sëmundje.

Gjithashtu, artrofirbrosis ndikon edhe në ijët, kyçet e duarve dhe këmbëve si dhe në shpatullat.

Përdorimi i versionit të hormonit të quajtur “relaxin-2”, studiuesit treguan se trajtimi është dashur të zgjatej.

Kështu, injeksione të shumta në nyje çuan në përmirësime të qëndrueshme të lëvizjes, por vetëm një injeksion në nyje nuk pati sukses dhe hapi rrugën për trajtimin e pacientëve.

Udhëheqësi i studimit, profesori Edward Rodriguez, kirurgu ortoped në Harvard Medical School, thotë: “Artrofibrosis është një sëmundje e përhapur, që prek të gjitha nyjat dhe mundësitë e kufizuara të trajtimit të saj rezulton në thirrje për një zgjidhje alternative jo-kirurgjike.

“Shpërndarja lokale e relaxin-2 ofron një zhvendosje të mundshme të paradigmës në trajtimin e miliona individëve që janë prekur nga artrofibrosis çdo vit”, shtoi Rodriguez, përcjell Koha.net.

“Mundësitë aktuale të trajtimit për artrofibrosisin, si terapia fizike dhe me ilaçe, ofrojnë vetëm lehtësim të përkohshëm dhe nuk adresojnë burimin e dhimbjes dhe shtrëngimit. Ndërsa nevojitet për më shumë studime, rishqyrtimi i këtij hormoni shtatzënie si një trajtim për artrofibrosisin mund të ofrojë një mundësi”, përfundoi ai.