Lifestyle

I rikthehet një pjesë e shikimit, falë teknologjisë

I rikthehet një pjesë e shikimit, falë teknologjisë

Jason Estehiusen kishte humbur shikimin 7 vjet më parë, në një aksident me makinë, kur ishte 23-vjeçar. Qysh atëherë, vetëm errësirë për të. 30-vjeçari iu rikthye një fije dritë, dhe me të shpresa që ndoshta shikimi mund t’i rikthehet totalisht, si dikur. Kjo falë një teknologjie të re, e quajtur Orion, që premton të përbëj një revolucion në trajtimin e dëmeve të shikimit.

Aparati, i ideuar nga Universiteti i Kalifornisë dhe Baylor Medical College në Teksas, merr pamjet nga kamera që ndodhet në syzet, dhe i transmeton pamjet një aparati të instaluar në korteksin cerebral. Impianti transformon pamjet e marra në pika drite që perceptohen nga pacienti.