Lifestyle

Migrena sjell rrezikun e demencës

Migrena sjell rrezikun e demencës

Sikur migrena të mos shkaktonte vuajtje të mjaftueshme, një studim i ri ka zbuluar se personat që përjetojnë dhimbje të madhe koke, janë më të rrezikuar për t’u prekur nga sëmundja e Alzheimerit.

Studimi nga dy universitete kanadeze, universitetet e Waterloosë dhe Manitobas, zbuloi se të sëmurët me migrenë kishin tre herë më shumë gjasa të diagnostikohen me demencë dhe katër herë më shumë gjasa të preken nga sëmundja e Alzheimerit, sesa bashkëmoshatarët pa migrenë.