Lifestyle

New Yorku, shteti i dytë amerikan që ndalon cigaret elektronike me aromë

New Yorku, shteti i dytë amerikan që ndalon cigaret elektronike me aromë

New Yorku bëhet shteti i dytë amerikan, pas Michiganit, që ndalon shitjen e cigareve elektronike me aromë. Reagimi vjen pas të paktën 450 rasteve të dyshuara të sëmundjes së mushkërive dhe 7 vdekjeve të dyshimta që janë raportuar në SHBA në javët e fundit, të shkaktuara nga tymosja e cigareve elektronike.

Përjashtim nga ndalimi bëjnë vetëm cigaret elektronike të aromatizuara me duhan dhe mentol.