Lifestyle

Si të përballohet kthimi në shtëpi pas pushimeve

Si të përballohet kthimi në shtëpi pas pushimeve

Të provosh pak trishtim pas përfundimit të pushimeve, është diçka normale, e rëndësishme është të mos humbasësh buzëqeshjen dhe ti rikthehesh jetës së përditshme me energji dhe humor të mirë.

Por, për shumë persona, momenti i kthimit në shtëpi dhe në punë, mund të jetë i vështirë. Ekziston madje një sindromë e vërtetë e kthimit, në të cilën malinkonia normale për fundin e një momenti të çlirët, shoqërohet me një seri shqetësimesh të vogla, si dhimbje koke, pagjumësi, vështirësi përqendrimi etj. Nuk bëhet fjalë për një sëmundje por për reagimin normal të organizmit që duhet të riadaptohet me një seri zakonesh, mes të cilëve, ndryshim i klimës, ushqimit dhe mbi të gjitha ritmeve dhe ekuilibrit. Dhe për gjithë këtë, ekspertët kanë disa këshilla.