Lifestyle

Si të përmirësoni shëndetin e zemrës me vitaminat nga ushqimi

Descriptive Text

Suplementet e vitaminave po bëhen gjithnjë e më popullore në mesin e njerëzve që kërkojnë doza të shpejta të këtyre ushqyesve të nevojshëm.

Shumë njerëz marrin suplemente vitaminash edhe për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Megjithatë, studimet shkencore konfirmojnë se marrja e këtyre suplementëve nuk luan asnjë rol në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Studimet pohojnë se ulja e këtij rreziku mund të arrihet falë zgjedhjeve të zgjuara e të shëndetshme në ushqyerje.

Si të përmirësoni shëndetin e zemrës me vitaminat nga ushqimi

Shëndeti i zemrës përmirësohet falë:

Konsumit të rregullt të peshqve të pasur me acide yndyrore omega-3 dhe vitaminë D siç janë peshku ton apo salmon;

Ngrënia çdo ditë e arrorëve si arrat apo bajamet;

Ushqyerja me perime me ngjyrë të kuqe, portokalli dhe të verdhë siç janë karotat dhe specat. Ato janë të pasura me vitamina të shëndetshme për zemrën dhe fibër;

Konsumi i fasuleve me ngjyrë të errët të cilat janë të pasura me vitaminë B, fibër dhe minerale të tjera të vyera;

Ngrënia e brokolit të freskët dhe pak të gatuar për të marrë më shumë vitaminat C dhe E;

Pirja e një gote me verë të kuqe herë pas here dhe ngrënia e çokollatës së zezë me të paktën 70 për qind kakao.

Një regjim i tillë i shëndetshëm dhe i shijshëm do i falë zemrës suaj shëndet dhe lumturi.

Studimet e fundit gjithashtu rekomandojnë ndjekjen e planit 5-10-8 që synon të minimizojë rreziqet e sëmundjes së zemrës dhe të garantojë një shëndet të mirë dhe afatgjatë të saj./agroweb