Lifestyle

Borziloku, bimë kundër fryrjes së stomakut dhe dhimbjeve muskulore

Borziloku është një bimë popullore e Mesdheut që ka vlera ushqimore dhe mjekësore, të cilave i janë thurur lavde që në lashtësi.

Borziloku ka një shije delikate e të ëmbël, madje dhe pak djegëse, por më të butë se rigoni.

Vlerat shëndetësore të borzilokut

Kjo bimë ka shumë fitonutrientë, minerale, vitamina që janë të rëndësishme për shëndetin dhe mirëqenien e njeriut.

Shumë prej elementëve kimikë që gjenden tek borziloku kanë vlera të mëdha kundër inflamacionit dhe baktereve.

Borziloku i freskët ka vitaminë C dhe në 100 gramë të tij gjendet 86% e dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine të rëndësishme që shërben si antioksidant dhe lufton radikalet e lira.

Acidet e pranishme tek borziloku forcojnë imunitetin, përshpejtojnë shërimin e plagëve dhe luftojnë virozat.

Bima e borzilokut ka nivele të larta beta karoteni, vitaminë A, luteine dhe zea-ksanthine, të cilët janë flavonoidë antioksidantësh të fuqishëm.

Vitamina A është thelbësore për shëndetin e mirë të syve dhe të lëkurës. Konsumimi i ushqimeve të pasura me vitaminë A dhe karoten mbron njeriun nga disa lloje tumoresh si ai i mushkërive.

Borziloku është një nga barishtet më të pasura me vitaminë K. Në 100 gramë gjethe të thata borziloku gjenden 518% të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine e cila luan një rol të rëndësishëm për forcimin e kockave dhe mbrojtjen e tyre.

Barishtja përmban një sërë mineralesh të tjera të rëndësishme siç janë hekuri, kalciumi, kaliumi, mangani, bakri, zinku dhe magnezi.

Për më tepër këto gjethe janë burim i shkëlqyer hekuri. Në 100 gramë gjethe borziloku gjenden 82.71 mg hekur ose 1034% të dozës së rekomanduar ditore.

Përdorimet mjekësore të borzilokut

Vaji i borzilokut është përdorur për të trajtuar probleme siç janë fryrjet në stomak, dhimbjet muskulore dhe reumatizmën.

Eugenoli tek borziloku luan një rol anti inflamator dhe përbën një kurë të mirë për njerëzit që vuajnë nga simptoma të tilla si: artriti reumatoid, osteoartriti dhe inflamacionet e zorrëve.

Vajrat esencialë tek borziloku kanë luftojnë mykun dhe bakteret si stafilokokun, E.coli, etj.

Çaji i borzilokut ofron ndihmë kundër të vjellave, të fryrave të stomakut dhe luan rol anti-septik.

Përzgjedhja dhe ruajtja

Borziloku i ëmbël mund të rritet edhe në vazo. Gjethet e freskëta dhe të thara të borzilokut duhet të kenë ngjyrë të gjelbër me nuancë gri të errët, por pa njolla. G

Gjethet janë të mira kur mblidhen para çeljes së luleve. Gjethet e thata dhe farat mund të shiten në qese me vakum për të ruajtur vlerat e tyre.

Ato ruhen në një vend të errët dhe të freskët për gjashtë muaj. Gjethet e freskëta duhen ruajtur në frigorifer për një përdorim më të gjatë.

Përdorimet në kuzhinë

Borziloku përdoret për salcë sallatash, supë, gatime me perime, marinime, vezë e të tjerë.

Kjo barishte shkon shumë mirë me spinaqin, lulelakrën, domatet, fasulet, patatet dhe karotat.

Ajo përdoret edhe në pica, gatime me shpendë, ndërsa çaji i borzilokut është një pije mjaft popullore në vendet e Mesdheut./agroweb