Lifestyle

Nënat duhet të shkojnë herë pas here në pushime vetëm

Foto: Intelligence.com

Të jesh nënë është një punë me kohë të plotë. Mes larjes së rrobave, pastrimit, pazarit, ndjekjes së fëmijëve brenda dhe jashtë shtëpie, në të gjithë aktivitetet e tyre, si dhe takimet e ditës.

Në të gjitha rastet, edhe kur i duhet të shkojë në zyrë si nënës apo babait, pjesa më e madhe e detyrave që duhen kryer për fëmijët, i takojnë sidoqoftë gruas.

Qofshin nëna që punojnë apo shtëpiake, psikologët janë të gjithë të mendimit se nëna mund, madje duhet, të shkëputet herë pas here nga këto detyra dhe t’i lejojë vetes disa pushime.

Një ndërprerje nga “zanati më i bukur dhe më i vështirë në botë” i bën mirë jo vetëm gruas, por të gjithë familjes. Pushimi nga rutina është rigjenerues, kështu me rikthimin në familje, gruaja do jetë një nënë dhe një bashkëshorte më e mirë, e qetë dhe falënderuese për atë që ka.

Mbase jo të gjithë kanë kohë, mundësi apo të ardhurat për t’i lejuar vetes pushime të vërteta, ndaj kemi disa sugjerime për të lehtësuar stresin:

Të shkosh me pushime është e mundur, falë planifikimit

Sekreti është planifikimi i gjithçkaje më parë, duke organizuar agjendën, të biesh dakord me partnerin dhe të kursesh para për një ‘arratisje’ të vogël mirëqenieje.

Një ditë po e një ditë jo

Nuk përmbyset bota nëse nuk lahen enët apo rrobat çdo ditë. Të përcaktosh ditët për punët e shtëpisë dhe ato që duhet t’i dedikosh vetes është thelbësore për shëndetin psiko-fizik.

Një mëngjes i lirë në javë

Nëse për një nënë fundjavat janë tashmë vetëm një kujtim, mund t’i dhurojnë vetes një mëngjes të lirë në një ditë të çfarëdoshme për të bërë pazar, për të vajtur tek estetistja, për të ndjekur një kurs, apo për të lexuar.

Të paktën një ditë në muaj totalisht ‘e lirë’

Puna si prind nuk mbaron kurrë: punët e shtëpisë, fëmijët, bashkëshorti, ndaj është thelbësore për të ndaluar që të mbushësh bateritë, të qetësohesh dhe të mendosh pak për veten.

Përfundimi, çdo nënë dhe çdo baba nuk duhet lërë pas dore për kohë të gjatë mirëqenien personale. Nuk duhet të keni turp të kërkoni hapësirat tuaja, mbase duke kërkuar ndihmën e gjyshërve apo familjarëve të tjerë: e bëni edhe për të mirën e fëmijëve tuaj./oranews