Mëlçia është njëri nga organet që kryen disa funksione të rëndësishme në organizmin e njeriut. Ajo filtron gjakun, prodhon enzima, shpërbën yndyrat dhe çliron energji.
Në vijim po ju sjellim një listë të ushqimeve më të mira për shëndetin e mëlçisë.
Rrushi
Rrushi, veçanërisht ai me ngjyrë të kuqe ose vjollcë përmban një sërë substancash mirëbërëse siç është resveratroli që ka një larmi vlerash për shëndetin e njeriut. Shumë studime kanë treguar se rrushi dhe lëngu i tij ndihmojnë mëlçinë.
Lëngu i panxharit
Lëngu i panxharit është një burim nitrati dhe antioksidantësh që mund të përmirësojë shëndetin kardiovaskular dhe pakësojë dëmin oksidues dhe inflamacionin.
Perimet
Perimet si lakra e vogël, brokoli ose barishtet janë të njohura për përmbajtjen e lartë të fibrës dhe shijen karakteristike. Ato kanë substanca bimore mjaft të rëndësishme. Ekstraktet e lakrës së vogël dhe brokolit rrisin nivelet e enzimave detoksifikuese dhe mbrojnë mëlçinë nga dëmtimet.
Arrorët
Arrorët janë të pasur me yndyra, substanca bimore dhe ushqyes, duke përfshirë këtu vitaminën E, një antioksidant i fuqishëm. Kjo larmi përbërësish i jep organizmit, veçanërisht zemrës dhe mëlçisë shëndet të mirë.
Peshku
Peshqit që kanë një nivel të lartë yndyre janë të mirë për mëlçinë. Studimet kanë treguar se ato ndihmojnë në parandalimin e akumulimit të yndyrave të rrezikshme, ruajnë nivelin e enzimave, luftojnë inflamacionin dhe përmirësojnë rezistencën e insulinës.
Vaji i Ullirit
Vaji i ullirit konsiderohet i shëndetshëm, sepse ka shumë vlera dhe ndikim në shëndetin e zemrës dhe të metabolizmit./agroweb