Lifestyle

“Flladi” gati edhe për një sezon tjetër

“Flladi” gati edhe për një sezon tjetër

Skema programore e KTV-së edhe sivjet sjell programin flladitës në KTV. Nga e hëna deri të premten, nga ora 18:00 do të vijnë 30 emisione të “Flladit”, i cili për të dytin vit vjen në formatin e reportazheve.

Në pjesën e parë të episodeve të “Flladit” do të vijë një seri emisionesh, që promovojnë produktet e reja turistike nëpër Kosovë (paragliding, kayaknig, zip line e escape room), si dhe potencialin dhe hapat që Kosova ka bërë në zhvillimin e turizmit, duke kaluar tutje tek reportazhet për rivierën shqiptare nga Dhërmiu deri në Shëngjin.