Lifestyle

Si ta përballoni vapën në shtatzëni

Vapa e verës i pengon shumicën dhe në veçanti me të përballen me mjaft vështirësi gratë shtatzëna.

Ekspertët këshillojnë që shtatzënat të mos shkojnë kudo pa një shishe uji në të cilën kanë shtrydhur lëng limoni dhe kanë shtuar pak sheqer. Kjo do të parandalojë humbjen e vetëdijes së shkaktuar nga temperaturat e larta, transmeton ksp.

Gjatë ditëve të nxehta të verës, gratë shtatzëna rekomandohet të notojnë dhe të lahen, pasi që uji relakson trupin dhe gjithashtu mund të praktikojnë teknikat e frymëmarrjes.

Duke pritur që ju të merrni veten në rolin më të bukur dhe më të rëndësishëm në jetë, kaloni kohën duke lexuar libra dhe shikuar filma. Kjo do t’ju ndihmojë.