IKSHPK kërkon kujdes në ushqim gjatë sezonit veror Foto: iStock

IKSHPK kërkon kujdes në ushqim gjatë sezonit veror

07 July 2019 09:35

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë ditëve të nxehta për sa i përket sigurisë në ushqim.

Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të IKSHPK-së në Facebook, thuhet se sezoni i verës mund të sjell helmime me ushqim nëse nuk bëhet gati, ruajtja apo shpërndarja e tij në mënyrë të sigurt, raporton Koha.net.

“Qytetarë të nderuar! Jemi në sezonin e verës! Kujdes gjatë gatimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit! Kujdes! Mund të jeni pre e helmimeve me ushqim! Mos hani ushqim kudo! Pakujdesia shkakton epidemi me rrezik për jetën e qytetarëve”, thuhet në thirrjen e IKSHPK-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme