Shkencëtarët thonë se kanë identifikuar shenjat më të hershme të sëmundjes së Parkinsonit në tru, 15 deri në 20 vjet para se të shfaqen simptomat.
Incizimet e një numri të vogël pacientësh me rrezik të lartë, gjetën keqfunksionime në sistemin e serotoninës së trurit.
Serotonina, është një hormon që ka shumë funksione në tru, duke përfshirë disponimin, oreksin, njohjen, mirëqenien dhe lëvizjen.
Studiuesit e “King's College” në Londër thanë se zbulimi mund të çojë në forma të reja të trajtimit të sëmundjes.
Parkinsoni është një sëmundje e trurit që prek rreth 145,000 njerëz në Britani të Madhe.
Simptomat kryesore janë lëkundje, dridhje dhe ngurtësi, por depresioni, problemet me kujtesën dhe gjumin janë gjithashtu të zakonshme.
Edhe
Testi i gjakut që parashikon sëmundjen e Parkinsonit
Tradicionalisht, sëmundja mendohet të jetë e lidhur me një hormon të quajtur dopamin, i cili mungon në trurin e njerëzve me këtë sëmundje.
Edhe pse nuk ka shërim, ekzistojnë trajtime për të kontrolluar simptomat - dhe ato përqëndrohen në rivendosjen e niveleve të dopaminës.
Por ekipi hulumtues sugjeron se shenjat e para paralajmëruese të sëmundjes janë ndryshimet ne nivelet e serotoninës.