Lifestyle

Londra ndalon alkoolin në orarin e punës

 

Na ishte njëherë në kryeqytetet financiare botërore e ashtuquajtura “Dreka 3 Martini”: një dehje e lehtë në mes të ditës, e kamufluar si drekë pune dhe e paguar me kartën e kreditit të kompanisë. Kjo traditë është hequr prej kohësh për shkak të shëndetit dhe barazisë gjinore, pasi teprimi me alkoolin ka ndikuar në dëm të grave.

Në Londër rezistonin dy bastione të këtij fenomeni: kompania e sigurimeve Lloyd dhe Bursa e Metaleve, e cila është më e rëndësishmja në planet. Tani edhe këto kanë ndaluar përdorimin e alkoolit gjatë orarit të punës. Ky vendim shënon fundin e një epoke, transmeton dita.