Lifestyle

Charlie rikthehet fuqishëm me koncept të ri në “Grand Store”, zbritje për të gjithë

Butiku Charlie rikthehet fuqishëm si gjithherë me një koncept të ri në qendrën tregtare “Grand Store” në Prishtinë.

Ai të premten do të hapë dyert për të gjithë admiruesit e modës duke sjellë një frymë të re, cilësi më të lartë dhe ekskluzivitet në fushën e modës që vijnë të ndërthurura me një ambient më të madh me shumë stil dhe elegancë.

Charlie me traditë prej thuajse 30 vjetësh, tani sjell brendet e veshmbathjes, dhe brendet sportive më të kërkuara botërore të gjitha me një vend.

Me shijet e ngjyrave dhe kombinimeve të pafund, Charlie vjen me koleksionin më të ri pranverë – verë 2019.

Veshje, këpucë, çanta dhe aksesorë për të gjitha shijet duke filluar prej atyre sportive, ‘casual’ deri tek elegantet.

Hapja e këtij dyqani sjell oferta të shumta ku të gjithë mund të përfitoni prej tyre.

Me rastin e hapjes, Charlie sjell ulje prej – 20 për qind në gjithë koleksionin e ri.

Ky mega dyqan me shumëllojshmëri brendesh përcjell frymën e re të modës me një numër të konsiderueshëm të markava prestigjioze si: Pacotti, Liu Jo Shoes, Bogner, Valentino Bags, Michael Kors, US Polo, Moschino, Emporio Armani, Hugo Boss, Bikkembergs, Baldinini dhe shumë tjera.

Më datë 17 Maj, ora 18:00 ju mirëpresim në katin e parë, në Grand Store!

*Artikull i sponsorizuar