Këto janë mënyrat si të humbisni në peshë brenda 24 orëve Foto: Ilustrim

Këto janë mënyrat si të humbisni në peshë brenda 24 orëve

12 May 2019 21:05

Ka shumë mënyra për të arritur një trup të dëshiruar, në vetëm 24 orë.

Qëndroni të hidratuar, bëni një gjumë të plotë dhe të rehatshëm dhe shmangni pijet e gazuara, janë këto nga mënyrat më të mira për t’ia arritur.

Këto janë 5 mënyra për të humbur në peshë brenda natës:

1. Pini sa më shumë ujë

Ka një arsye pse duhet të konsumoni 8 gota ujë në ditë. Jo vetëm që mban lëkurën tuaj të pastër por edhe e hidraton atë. Mundohuni të shmangni pije me përbërja karbohidratesh. Këshillohet përdorimi i ushqimeve që përmbajnë nivel të lartë të ujit siç janë kastraveci, bostani, lëngu i rrushit.

2. Pakësoni konsumimin e ushqimeve me përmbajtje sheqeri

Ekspertët e dietave thonë se të eliminoni ushqimet me përmbajtje të lartë sheqeri pakëson marrjen e kalorive. Gjithashtu parandalon ngritjen e sheqerit në gjak.

3. Shmangni produktet që shkaktojnë fryrje në trupin tuaj

Ushqimet me fibra ndihmojnë që ushqimi të kaloj përmes sistemit të tretjes, ndërsa produktet e gazuara kanë funksion të kundërt. Fasulet, brokoli, qepët dhe produkte të tjera si këto mund të shkaktojnë fryrje në stomak.

4. Kryeni ushtrime fizike

Nëse dëshironi që të përshpejtoni metabolizmin tuaj dhe te dukeni më të tonifikuar, kryeni ushtrime fizike dhe vini trupin tuaj në lëvizje.

5. Bëni një gjumë të mirë

Plotësoni orarin që trupi ka nevojë, për të pasur një trup të relaksuar dhe një mendje të shëndoshë. Duke bërë më pak se 8 orë gjumë gjatë natës, mund të bëhet kërdia në trupin tuaj./tch

Komentet

Shto koment

Të ngjashme