Lifestyle

Aviacioni Civil shpërndanë nga ajri vaksina kundër tërbimit të kafshëve të egra

Autoriteti i Aviacionit Civil ka njoftuar se gjatë ditëve në vijim në territorin e Republikës së Kosovës, do të zhvillohet fushata e vaksinimit të kafshëve të egra kundër tërbimit.

Kjo fushatë zhvillohet në tërë Ballkanin Perëndimor si pjesë e iniciativës rajonale të kontrollit të kësaj sëmundjeje, prandaj do të ketë edhe fluturime të aeroplanëve afër zonave kufitare të Republikës së Kosovës, transmeton Koha.net.

Në njoftim thuhet se kjo fushatë e mbështetur nga Bashkimi Evropian, do të zbatohet në procedurë moderne e cila garanton vaksinimin e sigurt të kafshëve të egra, kurse i gjithë procesi i shpërndarjes së vaksinimit do të realizohet përmes ajrit dhe në mënyrë të kontrolluar nëpër të gjitha zonat malore, duke përjashtuar qendrat urbane dhe sipërfaqet ujore.