Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Studimi i doktoreshës kosovare për mjaltin po gjen zbatim në shkollat franceze

Sonte në emisionin “Talk” në KTV u fol për “Përfitimet që marrim nga ajri, uji dhe toka e pastër”.

Në emision e ftuar ishte Luljeta Ahmetaj, alergoimunologe, që shpjegoi një studim të saj për mjaltin e që thotë se po zbatohet në institucionet shkollore në Francë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo ka treguar se vjet më parë e kishte prezantuar studimin “Mjalti – kur dhe pse për disa individë mund të jetë vdekjeprurës” në një konferencë në Nice të Francës, e ku kishte pjesëmarrës nga e gjithë bota.

Nga viti 2017, sipas saj, ky studim është duke gjetur zbatim në institucionet shkollore të Francës.