Dihet se duke ngrënë pakës ushqim djegës shton apetitin.
Por tani disa shkencëtarët thonë se specat e djegstë kanë edhe më shumë të mira shëndetësore, madje mund të ngadalësojnë kancerin.
Testet kanë sugjeruar se ‘capsaici’, përbërësi që i bën specat e djegstë mund të ndalojë rritjen e sëmundjeve, transmeton koha.net.
Hulumtuesit nga Universiteti Marshall në Virginian perëndimore, kanë ekzaminuar efektet e ‘capasaicit’ në tre lloje të kancerit në laboratorin e tyre.
Ekipi i shkencëtarëve ka zbuluar se ky përbërës ka ndaluar shpërndarjen në hapat e parë të kancerit të njohur si metastasis.
Në testet e tyre, në minjtë që kanë kancer metastasis e që kanë konsumuar ‘capsaicin’ kanë pasur një zonë të vogël të kancerit agresiv.
Ata më tej kanë zbuluar se ‘capsaici’ (përbërësi që gjendet në specat djegës) ka ndaluar shpërndarjen e kancerit metastasis duke bllokuar një proteinë e cila luan një rol të madh në rritjen e qelizave, i quajtur Src.
Këto zbulime janë prezantuar në takimin vjetor të Shoqërisë Amerikane për Patologjinë Hetuese në Orlando të Floridas.