Lifestyle

Konsumi i moderuar i alkoolit rrit rrezikun e infarktit

Foto: Ilustrim
 

Edhe konsumi i ulët apo i moderuar i alkoolit, rrit presionin e gjakut dhe shanset për infarkt, sipas një studimi gjenetik të publikuar në The Lancet, që rrëzon kështu pretendimet e mëparshme se një apo dy gota në ditë, mund të kishin efekte mbrojtëse.

Kërkuesit britanikë dhe kinezë vëzhguan 500 mijë njerëz për 10 vjet. Ata thonë se përfundimet janë prova më e mirë deri më sot për efektet e drejtpërdrejta të alkoolit. Ekspertët thonë se njerëzit duhet të kufizojnë konsumin e alkoolit, transmeton ksp.