Lifestyle

Kanabisi i shitur në rrugë përmban fekale dhe mund të jetë fatal

Foto: Reuters / ilustrim
 

Shumica e kanabisit që shitet në rrugët e Madridit është e kontaminuar me nivele të larta të përmbajtjes fekale, ka treguar një studim i fundit.

Gjurmë të bakterit E.coli dhe të kërpudhave Aspergillus janë gjetur nga analistët që kanë ekzaminuar 90 mostra të blera në dhe përreth kryeqytetit spanjoll, raporton BBC.