Lifestyle

Fëmijët e lumturojnë çdokënd

Descriptive Text

Prof. dr. Mazllum Belegu është specialist i transfuziologjisë. Shkollën fillore dhe gjimnazin i ka mbaruar në Pejë. Pastaj studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Beogradit. Ka udhëhequr vite me radhë Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Ka qenë edhe kryetar i Federatës së Sporteve të Kosovës dhe drejtues i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Aktualisht e drejton OJQ “Gift of Life Kosova”, duke ndihmuar fëmijët me probleme në zemër.

Arsimimi. Arsimimi i një shoqërie është elementi themelor që i mundëson vendit zhvillim stabil, jetë të mirë, më të sigurt në të gjitha kuptimet e mundshme. E provuam se çdo të thotë arsimi i organizuar jashtë shkollave, kur u mbyllën shkollat shqipe.

Pas shumë peripecive dhe vuajtjeve u organizua Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila dha një dritë në tunel, një dritë të shpresës, dhe me ndihmën e KFOR-it vendi u çlirua. Dëshiroj që tani të shikojmë vetëm nga prizmi i arsimit dhe zhvillimit të tij. E fillimi nuk qe i mbarë: u fillua me shumë intervenime, për regjistrime të të pamerituarve. Dhe me kohë jo që nuk u përmirësua, por gjithnjë e më shumë përkeqësohej.

Natyrisht, intervenimet për regjistrime të pamerituara u nevojitën vetëm në shkollat dhe fakultetet publike, meqë për ato private, për regjistrim, pothuajse mjaftonte vetëm pagesa. Disa mësimdhënës të fakulteteve dhe shkollave publike u shpërndanë në aq shumë vende pune, saqë disa prej tyre as që arrinin të jenë të pranishëm në vendin e caktuar, në kohën e duhur.

Avancimet, si në kohën e pasluftës më! A thua, a e kemi ëndërruar ndonjëherë se do të kemi këso mendimesh? Na mbetet të shpresojmë, meqë shpresa vdes e fundit, më pati thënë njëherë nipi, kur pati filluar të tregonte barsoleta. Tani na duhen barsoletat, së paku të qetësohemi dhe të grumbullojmë energji që të besojmë në ndryshimin e gjendjes në arsim.

Fëmijët janë krijesat më të bukura, janë ardhmëria e kësaj bote, janë ata që e lumturojnë çdokënd. Këtë e kam menduar gjithherë, e sidomos gjatë kohës së studimeve të Fakultetit të Mjekësisë. Në vitin e pestë, në një mënyrë, vendosa se një ditë do të jem pediatër dhe do të jem gjithherë në praninë e tyre. Por, miku im i madh, akademik prof. dr. Musa Haxhiu, më vonë nuk u pajtua me këtë vendim dhe kërkoi nga unë që të shkoja në Transfuziologji, meqë në Kosovë atë kohë nuk kishte transfuziologë. Ëndrra ime që të bëhesha pediatër u shkri si një flluskë....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)