Lifestyle

Si e shkatërrojnë metalet e rënda organizmin tonë

Si e shkatërrojnë metalet e rënda organizmin tonë
 

Metalet e dëmshme përdoren në industri dhe energji, dhe si grimca të imta të pluhurit industrial arrijnë tokën, lumenjtë, detet dhe liqenet, dhe kështu përfundojnë në ushqimin që hamë.

Metalet e rënda janë të pranishme në natyrë dhe ndahen në ato që janë të nevojshme për funksionimin normal të metabolizmit - bakri, zinku, mangani dhe hekuri dhe ato që janë toksike - plumbi, merkuri, kadmiumi, arseniku, alumini, kallaji, kobalti.