Lifestyle

Sa km duhet të ecni në ditë për të rënë 1 kg në javë

Descriptive Text

Të pakënaqura me format e tyre, femrat u nënshtrohen dietave drastikeve për të arritur pamjen që dua.

Sikur të ishte kaq e thjeshtë të gjitha do të ishim modele, por veç stilit të jetesës e regjimit ushqimor, gjenet janë ato që përcaktojnë format e konstruktin e çdo njeriu.

Para se të eliminoni ushqimet apo të kufizoni veten tuaj në të ngrëni filloni aktivitetin fizik, pasi kjo është mënyra e vetme për të rënë në peshë gradualisht dhe shëndetshëm pa rrezikuar që kilet t’ju rikthehen sërish.

Sa kilometra duhet të ecni në mënyrë që të bini në peshë?

1 orë ecje me hap normal djeg rreth 400 kalori. Nevojiten 2.000 hapa për të djegur 100 kalori. Për të humbur 1 kilogramë ju duhet të digjni 3.500 kalori.

Mënyra më e shëndetshme për të humbur peshë është humbja e një kilogrami në një javë. Për të arritur këtë ju duhet të ecni 8 kilometra ose të digjni 500 kalori çdo ditë./shekulli