Lifestyle

QKUK: Në Torakale një profesor i huaj po aplikon një metodë të re të operacioneve

 

Në Qendrën Klinike Universitare po qëndron Prof.dr. Diego Gonzalez Rivas, i cili po aplikon metodën më të re të operimeve me një portë, një ndërhyrje në kraharor te resekcionet pulmonare për sëmundjet kirurgjike të mushkërive, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Më tutje thuhet se ai po viziton Kosovën, si pjesë e një turi disa ditor në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në kuadër të programit të avancuar Uniportal Port, bashkë me ekipin mjekësor nga Klinika e Kirurgjisë Torokale do të kryejnë sot tri operime, transmeton Koha.net.