Lifestyle

Ushqimet më të shpeshta që janë më të këqija për trupin tuaj se sheqeri

Foto: Ilustrim

Derisa e dimë që të gjithë e kanë një këndvështrim të ndryshëm për atë se çfarë është e shëndetshme dhe çfarë nuk është - dhe është e qartë se çdo ushqim ndikon në secilin trup ndryshe - ka disa ushqime dhe përbërës që nuk janë të mira fare.

Ne kurrë nuk do të flasim rreth qumështit, glutenit apo veganizmit (vetëm ofrojmë informacione në bazë të këshillave të ekspertëve, studimeve dhe trupave tanë), megjithatë, mund të themi lirisht se ushqimet e mëposhtme është më së miri t’i eliminoni nga dieta juaj (ose së paku t’i konsumoni në moderim të kufizuar), transmeton “Koha Ditore”.

Për ta bërë këtë, nutricionistët, ekspertët e sheqerit dhe ekspertët e tjerë japin këshilla për ushqimet e pashëndetshme që bien në një kategori të tillë. Më poshtë, ju sjellim këshillat e mbështetura nga shkenca.

Ëmbëltuesit artificialë

“Studimet tregojnë se aspartami në fakt çon në shtimin e peshës dhe dobësimin më të vështirësuar”, thotë Brooke Alpert, autor i The Diet Detox.

“Ëmbëltuesit artificialë nuk i aktivizojnë rrugët e shpërblimeve ushqimore në tru siç bën sheqeri natyral. Truri juaj kurrë nuk merr sinjal që dëshira juaj për ushqim është plotësuar, dhe kështu ju vazhdoni të hani - edhe më shumë se që do të kishit ngrënë po të kishit përdorur vetëm sheqer të zakonshëm. Përveç kësaj, hulumtimi konstaton se aspartami e rrit urinë më shumë se glukoza, e cila është sheqer natyral”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)