Lifestyle

Gratë plaken më ngadalë se burrat

 

Truri i grave plaket më ngadalë dhe, për të njëjtën moshë, është të paktën tre vjet më i ri se truri i burrave, sipas një studimi në Universitetin e Uashingtonit dhe i botuar në revistën e Akademisë Kombëtare të Shkencave të Shteteve të Bashkuara, PNAS.

Rezultati është bazuar në vrojtimin e trurit të 205 personave dhe mund të shpjegojë pse gratë kanë tendencë të jenë më pak të prekshme sesa meshkujt ndaj sëmundjeve neurodegjenerative që lidhen me moshën, transmeton kosovapress.