Një sondazh i kryer nga "Pew Internet Project" ka treguar se një numër i madh njerëzish nuk ndahen nga telefoni, madje edhe kur shkojnë në shtrat.
Në fakt, Policia e New Yorkut paralajmëron se zakonet e tilla mund t'ju vënë në rrezik.
Në manualet e pajisjes, theksohet se telefoni nuk duhet të mbulohet me asgjë që mund të zvogëlojë rrjedhjen e ajrit, transmeton kosovapress.
Kjo ndikon në funksionimin e telefonit dhe paraqet një rrezik të mundshëm të zjarrit apo edhe një shpërthimi, madje ndikon negativisht edhe në shëndetin tuaj.