Disenjatorja Vildane Kamerolli zbulon detajet e koleksionit të ri
Me një dashuri të madhe për punën e saj, e pas një vere të suksesshme me shumë kreacione të pëlqyera nga klientët, disenjatorja Vildane Kamerolli tani është shpërngulur në atelienë e saj të re.
Aty ka atmosferë pune intensive dhe përkushtim ... pasi po përgatitet koleksioni i ri i veshjeve të Vildanes, në të cilin ajo premton se do të sjellë shumë veshje të veçanta, bën të ditur emisioni “Express” i KTV-së.
Këtë ritëm të punës disenjatorja nga Podujeva e ka që nga viti 2014, kur dhe vendosi të bëhet pjesë e industrisë së modës.
E sa i përket koleksionit të ri, i cili është në realizim e sipër, do të karakterizohet me ngjyra nuancash të mbyllura si: vjollce dhe ngjyrat e tokës, dhe me prerje elegante.
Një vend të rëndësishëm në punën e saj e kanë edhe fustanet e nusërisë, që thotë se i marrin edhe kohën më të madhe për t’u realizuar.
E materialet janë ato që e veçojnë kreacionin e çdo disenjatori , e për të arritur deri te sigurimi i tyre, Vildanja shpjegon se është një procedurë më vete.
Duke u frymëzuar nga rrjetet sociale, shpeshherë klientët kanë kërkesa të shumta nga ajo që t’iu krijojë fustane të njëjta me ato që i shohin në faqet e ndryshme të modës, kërkesa këto që e vënë atë në situata të sikletshme.
Koleksioni i ri që do të mbajë emrin “Feather”, do të jetë gati për publikun në janar.