Lifestyle

Shkencëtarët thonë se truri funksionon edhe pas vdekjes

Truri i njeriut funksionon edhe pas vdekjes, duke nënkuptuar se ai e di kur jeni të vdekur, sipas një hulumtimi të ri.

Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar se për disa sekonda pasi të ndalet së rrahuri zemra, truri vazhdon të funksionojë.

Për një kohë të shkurtër pas vdekjes, personi do të jetë i “ngujuar” brenda një trupi të vdekur me trurin që akoma funksionon, thonë shkencëtarët.

Ata që iu shpëtojnë sulmeve të zemrës ishin në dijeni se çfarë po ndodhte me ta teksa klinikisht ishin të vdekur, para se “të ktheheshin në jetë” dhe mund të përshkruanin se çfarë ka ndodhur me ta pasi ndali së rrahuri zemra e tyre, sipas studimit.

Shkencëtarët madje thonë se njerëzit mund të dëgjojnë të tjerët teksa i shpallin të vdekur.

Dr Sam Parnia nga “Stony Brook University School of Medicine” në New York me ekipin e tij kanë studiuar rastet e sulmeve të zemrës në Evropë dhe SHBA. Ai ka thënë se studimi ka gjetur se njerëzit ndryshojnë kur të përjetojnë “jetën pas vdekjes” dhe bëhen më të gatshëm për të ndihmuar.