Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Vozitja e tepërt zvogëlon inteligjencën

Kur jetojmë larg nga vendi ynë i punës, ne jemi të detyruar të shkojmë atje çdo ditë. Shumica e njerëzve përdorin veturat për të shkuar në vende të largëta, në vend që të marrin transportin publik.

Gjërat mund të jenë të bezdisshme kur ka një bllokim trafiku. Në qytete të tilla si Xhakarta, ka shumë njerëz që kalojnë shumicën e orëve të ditës së tyre në rrugë më shumë se brenda një ndërtese. Por a e dini se mund të japë një efekt të keq?, transmeton KosovaPress.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ngasja për një kohë të gjatë mund të zvogëlojë inteligjencën tuaj dhe të dobësojë fuqinë e trurit. Kjo bazohet në një studim të bërë nga një grup studiuesish nga Universiteti i Leicester.

Studimi është bërë për 5 vjet te 500.000 njerëz të moshës 37-73 vjeç. Rezultati tregon se njerëzit që udhëtojnë për 2-3 orë në ditë kanë tendencë të kenë fuqi më të ulët të trurit në krahasim me ata që rrallëherë ose nuk ngasin fare.

Kjo ndodh pasi kur jemi duke vozitur, truri ynë nuk funksionon në mënyrë aktive. Nëse frekuenca jonë lëvizëse rritet, atëherë fuqia e trurit tonë do të ulet.