Lifestyle

Gratë shtatzëna nuk duhet të flenë në shpinë

Një studim i fundit jep një këshillë të rëndësishme për gratë shtatzëna.

Sipas studimit realizuar nga ekspertë në Britaninë e Madhe, nuk këshillohet që gratë shtatzëna të flenë me shpinë.

Gratë shtatzëna që flenë në shpinë gjatë tremujorit të tretë janë të prira të vuajnë më shumë gjatë lindjes, sipas këtij studimi, transmeton kp.

Do të kishte një rënie prej 3.7 për qind të lindjeve nëse të gjitha gratë shtatzëna në Britani të Madhe flinin në shpinë gjatë tremujorit të fundit, vlerëson ky studim.

Ky hulumtim ka zbuluar se normat e zemrës së foshnjave janë më pak aktive kur nënat e tyre flenë në shpinë, gjë që mund të jetë për shkak të peshës së fetuseve që bëjnë presion mbi enët e gjakut dhe prandaj kufizojnë furnizimin me oksigjen të foshnjave.