Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

“Zyrë në parajsë”, lë jetën e zhurmshme të qytetit dhe bëhet CEO i ishullit në Britani

Craig Senior nga Rotherhami la jetën e zhurmshme të qytetit dhe nisi punën si CEO në ishullin Herm në vitin 2019. Ishulli gjendet në kanalin e La Manshit, në veriperëndim të Francës dhe në jug të Anglisë.

52-vjeçari u përzgjodh mes 280 kandidatëve, ndërsa puna e tij është të sigurohet që ishulli “të jetë komercialisht i qëndrueshëm, sidomos financiarisht”.

Të ardhurat kryesore për këtë ishull vijnë nga turizmi, pasi pamjet janë vërtet përrallore.

I rrethuar nga dete magjepsëse, ishulli i Herm u ofron mundësi të pafundme turistëve për të kaluar eksperiencë të paharrueshme.

Por fatkeqësisht ishulli prej kohësh nuk po sjell të ardhura të mjaftueshme, ndaj mbështetja shtesë nga John Singer dhe gruaja e tij Julia, të cilët morën me qira ishullin Herm 12 vjet më parë si pjesë e një marrëveshjeje 15 milionë dollarëshe me Shtetet e Guernsey, është shumë e nevojshme.

Edhe Burnham e konfirmon se do të kërkojë të zëvendësojë Starmerin Botë Burnham e konfirmon se do të kërkojë të zëvendësojë Starmerin

Por, Senior vazhdon t’i mbajë shpresat dhe shprehet se fëmijët e tij dhe gruaja janë shumë të lumtur. Madje kur e pyesin, Senior shprehet se zyra e tij ndodhet në “parajsë”. \ a2news

{gallery}