Autoritetet e Zvicrës janë duke shqyrtuar mundësinë që t’i përdorin të dhënat nga Facebooku, Twitteri dhe media të tjera sociale, për të hetuar deklarimet në lidhje me azil.
“Detajet që azil-kërkuesit publikojnë në rrjete sociale mund të na dërgojnë në përfundime që janë të rëndësishme për procedurat e azilit, duke treguar gjëra për lidhjet familjare dhe të tjera”, kanë thënë për të përditshmen zvicerane NZZ nga zyra për emigrim, përcjell ksp.
Është krijuar një grup punues për të kuptuar nëse dhe sa të dhënat e rrjeteve sociale mund të ndikojnë për aplikacionet e azilit.
Rregullat e tanishme të azilit kërkojnë që autoritet të kërkojnë vetëm identitetin e azil-kërkuesit.
Artikuj të ngjashëm
-
Në aplikimin për viza, SHBA kërkon edhe profilin në rrjetet sociale
-
Austria propozon ligj të veçantë për regjistrimin e përdoruesve të internetit
-
Gjermania do të ndalojë Facebookun që të mbledhë të dhënat e përdoruesve
-
Zvicra voton për herë të dytë për kartat elektronike të identitetit
-
Zvicra do të mbyllë nëntë qendra të azilit