Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Zhduken 500 kilogramë drogë nga dhoma e dëshmive, policët thonë se e hëngrën minjtë

 

Tetë policë në Argjentinë janë suspenduar nga puna pasi kanë raportuar se 500 kilogramë marihuanë e zhdukur nga dhoma e provave ishte ngrënë nga minjtë.

Pas një inspektimi të bërë në dhomën e provave në Buenos Aires është bërë e ditur se 540 nga 6 mijë kilogramët e regjistruar para dy vjetësh, ishin zhdukur.

Shefi i policisë Javier Spacia ka dhënë dëshminë para një gjykatësi së bashku me gjithë kolegët, të cilët kanë thënë se minjtë janë fajtorë për zhdukjen e drogës.

Ekspertët kanë vënë në dyshim aftësinë e miut për të hyrë në dhomën e provave, derisa kanë shtuar se minjtë do të ishin mbytur nga kjo sasi e madhe e drogës.

Specialistët e forenzikës kanë dëshmuar se miu nuk mund ta ngatërrojë drogën me ushqimin e tij të zakonshëm, raporton The Guardian.

Edhe Minjtë drogohen në dhomën e provave në stacionin policor në SHBA Kuriozitet Minjtë drogohen në dhomën e provave në stacionin policor në SHBA

Dyshimet te Specia filluan pasi ai kishte lënë pa nënshkruar rastin e marihuanës para se të largohej nga roli i shefit të policisë në prillin e vitit 2017.

Mungesën e 540 kilogramë droge e kishte vërejtur pasardhësi i tij, Emilio Portero, i cili kishte lajmëruar ministrinë e punëve të brendshme.

Zyrtarët policorë pritet të dalin edhe një herë para gjykatësit më 4 maj kur edhe do të vendoset nëse marihuana u zhduk me qëllim apo nga neglizhenca e policëve.