Arkeologët në Angli kanë identifikuar një shtëpi-shpellë anglo-saksone, e cila, siç thonë ata, dikur mund të ketë qenë shtëpia e një mbreti i cili u bë më pas shenjtor.
Mendohet se daton nga fillimi i shekullit të 9-të, ky vendbanim në Derbyshire u zbulua nga një ekip nga Universiteti Bujqësor Mbretëror.
Ekipi kreu një studim të hollësishëm të Shpellave të Kishave ‘Anchor’ në jug të Derbyshire, duke arritur në përfundimin se shpellat ndoshta datojnë nga periudhat e hershme mesjetare, më herët se që mendohej më parë.
Studiuesi Edmund Simons, i tha CNN se shpella është një "hapësirë e vogël dhe intime", që është një nga ambientet e brendshme më të vjetra që kanë mbetur në Mbretërinë e Bashkuar.
Ndërsa ka disa kisha me ambiente të brendshme të paprekura që datojnë nga një periudhë e ngjashme, Simons tha se, "nuk ka një vend tjetër ku mund të futesh aty ku dikush hante, flinte, lutej dhe jetonte".
Besohet se në shpellë jetonte shën Hardulfi, i cili është identifikuar si Mbreti Eardwulf, i cili drejtoi Northumbrian deri në vitin 806. Ai vdiq rreth vitit 830 dhe u varros pesë milje nga shpellat.