Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Zbulohet në Egjipt mumia e lashtë e një kafshe të çuditshme

Kajro, 12 nëntor - Arkeologët egjiptianë po hetojnë mumien e një kafshe të çuditshme, deklaroi sot Ministria e Antikiteteve.

“Do të shpallim detajet e zbulimit të mumies së një kafshe të çuditshme, në dukje një mace e madhe, ose ka të ngjarë të jetë një luan apo luaneshë”, deklaroi ministri, transmeton ATSH raportimet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai shtoi se njoftimi do të bëhet pasi të jenë kryer të gjitha analizat e nevojshme.

Në Egjiptin e lashtë, kafshët shtëpiake të mumifikuara zakonisht varroseshin me pronarët e tyre. Ato u përdorën si oferta për perënditë ose egjiptianët e lashtë i donin kafshët në varre, me shpresën se do t’i merrnin në jetën e përtejme.

Muajt e fundit Egjipti ka njoftuar një seri zbulimesh të lashta, që mund të ndihmojnë në ringjalljen e industrisë së dobësuar të turizmit, një burim kryesor ky i të ardhurave kombëtare/DPA.