Një grup shkencëtarësh kanë deklaruar se kanë zbuluar rastësisht atë që besohet të jetë ishulli më verior i bregdetit të Grenlandës.
Në korrik të këtij viti, shkencëtarët kishin fluturuar për atje për të mbledhur mostrat e asaj që mendohej se ishte Ishulli Oodaaq, i njohur tashmë që nga viti 1978.
Mirëpo, kur kontrolluan pozicionin e tyre me zyrtarin danez përgjegjës për regjistrimin e ishujve të Arktikut, ata ishin 800m më në veri.
Ishulli me sipërfaqe 60x30m është pika më e afërt e tokës me Polin Verior, kanë thënë shkencëtarët.
Grenlanda është një territor i madh autonom Arktik që i përket Danimarkës.
"Ishulli u zbulua gjatë një ekspedite kërkimore daneze-zvicerane, të cilën unë po e koordinoja," i tha BBC-së, udhëheqësi shkencor Morten Rasch i Stacionit Arktik në Grenlandë, Universiteti i Kopenhagës.
-
Nga inuitët te vikingët, historia e Grenlandës
-
Trump: Duhet ta marrim Grenlandën, asnjë komb s’mund ta mbrojë
-
Synimi i Trumpit për Grenlandën pushton ballinat e mediave në Rusi
-
“Nuk jemi budallenj”: Çfarë do t’i thoshin banorët e Grenlandës Trumpit
-
Ligjvënës amerikanë vizitojnë Danimarkën, teksa rritet presioni i Trumpit mbi Grenlandën