Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Zbulohen varreza 2.000 vjeçare në Egjipt

Arkeologët që gërmonin në një zonë të lashtë egjiptiane të Taposiris Magna, kanë zbuluar 16 varreza të prera afër një shkëmbi. Njëra ndër to kishte më mumie që mbante një gjuhë prej ari.

Ekipi gërmues ka thënë se ekziston mundësia që derisa gjuha i është hequr të vdekurit dhe është larguar gjatë balsamimit, është zëvendësuar me një objekt tjetër në mënyrë që i vdekuri të fliste me Osirisin, zotin e botës së përtejme.

Lokacionet e varrezave datojnë rreth 2.000 vjet. Ato ishin të njohura në epokën e lashtë greke dhe romake, të cilat mbani mbetje brenda një mali apo formacioni natyror shkëmbor.

Gërmimet janë duke vazhduar nga Universiteti i Santo Domingos, që ka punuar aty tash e një dekadë. Një pjesë e varrezave dhe statujave në Taporisis Magna thuhet se është e mbretit Ptolemeu IV, i cili kishte ndërtuar këtë tempull.

{gallery}