Pavarësisht se deri tash ka eksploduar disa herë, supernova iPTF14hls ende nuk është shuar, transmeton CNN.
Supernova iPTF14hls, e cila është gjetur në shtator 2014, për astronomët e Observatoriumit "Las Kumbres" në Kaliforni në fillim kishte vepruar kryesisht në mënyrë normale.
Ata kishin vëzhguar yllin për të studiuar materialin dhe shpejtësinë e këtij procesi. Megjithatë, shkencëtari Jeng Chuen Vong shumë shpejt vërejti diçka të pazakonshme.
Edhe pse shpërthimi masiv i yllit zakonisht paraqet fundin e saj, mbetjet e saja vazhdojnë të emitojnë dritë, thuhet në raportin e publikuar në revistën Nature.
Analiza e të dhënave në arkiv tregojnë se është në pyetje ylli i njëjtë që ka shpërthyer në vitin 1954, transmeton KosovaPress.
Edhe
Sfera të mistershme metalike shfaqen në një plazh në Australi
Kjo do të thotë se ka ende shumë gjëra që duhet mësuar për evoluimin e yjeve masive dhe mënyrën në të cilën shpërthejnë, thonë shkencëtarët.
Supernova iPTF14hls është 50 herë më masiv se Dielli.